Politike

Ilir Meta mesazh: Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik, populli y

16 Nëntor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Ilir Meta mesazh: Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me tolerancën. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin.

Krah një fotoje me përfaqësuesit e institucioneve fetare në Shqiperi, Meta shton gjithashtu se populli ynë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lirë.

“Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin. Tolerenca është kusht i patjetërsueshëm për paqe dhe stabilitetet, që kërkon domosdoshmërisht respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lire,”- shkruan ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll