Politike

Rimbursimi i barnave të COVID/ Qeveria ka mbyllur sytë për 8 muaj, ligji parashikon epidemitë dhe detyron që çdo qytetar t

16 Nëntor 2020, 10:16 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë njoftoi tri ditë më parë, në mbledhjen e datës 13 nëntor 2020, rimbursimin e barnave për qytetarët që preken nga COVID-19. Me bujë të madhe, lajmi zuri vëmendjen kryesore, e pavarësisht se mjegulla e informacionit është e madhe, dhe ministria e Shëndetësisë, e po ashtu dhe qeveria nuk kanë sqaruar se kur do të nisin efektet financiare të vendimit, diçka vlen të sqarohet.

Neni numër 4, për “parimet për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sqaron qartë detyrimin ligjor të autoriteteve shëndetësore për të garantuar “MJEKIM FALAS” të çdo qytetari në rast epidemie siç është COVID-19.

Kjo pikë, pjesë e ligjit të miratuar në Kuvend në vitin 2016, LIGJ Nr. 15/2016, detyron mjekim falas. (LEXO KËTU LIGJIN TË PLOTË). 

Dosja.al kqyri këtë nen kunthuhet shumë qartë në pikën e, të nenit 4. ÇDO I SËMURË NGA SËMUNDJET INFEKTIVE ME KARAKTER EPIDEMIK KA TË DREJTËN DHE DETYRIMIN TË MJEKOHET FALAS NË ÇDO INSTITICION SHËNDETËSOR PUBLIK OSE JO PUBLIK.

 

Amullia në informacion dhe vonesa në rimbursim

Përtej teknikaliteteve dhe faktit që qeveria shqiptare po e shet rimbursimin e barnave si një premtim të cilin po e mban, duke harruar që ky është një detyrim ligjor, pandemia COVID-19, nuk u njoftua si e tillë këtë javë. Që prej muajit mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë, sqaroi se COVID-19 është pandemi globale dhe si e tillë, të gjithë vendet duhet të veprojnë siç parashikon ligji në rastet e pandemive. Po në Shqipëri çfarë ndodhi? 

Në vendin tonë, të sëmurët që prej muajit mars e deri më sot, edhe pse qeveria ka patur për detyrim të ofronte mjekim falas për COVID19, siç e parashikon ligji, kjo gjë nuk ka ndodhur. Të gjithë qytetarët janë mjekuar me para nga xhepi i tyre, me zero rimbursim, me shërbim testimi në klinika private me çmime të kripura, ndërsa sot, presin një fije shprese se qeveria do të aprovojë fondin prej 1.2 miliardë lekë për të rimbursuar të prekurit me COVID-19.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rimbursimi i barnave covid ogerta manastirliu rimbursimi i barnave covid

Sondazh

Poll