Politike

Cakaj zhvillon bisedë telefonike me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, ministri: Dialogu Kosovë-Serbi, çështje kyçe e sig

16 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Cakaj zhvillon bisedë telefonike me Ministren e Jashtme të

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.

Diskutimi mes homologëve u ndal tek dialogu Kosovë-Serbi, si një çështje kyçe e sigurisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, për të cilin Cakaj theksoi se e vetmja marrëveshje e qëndrueshme është marrëveshja që përmban njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Më tej, Cakaj i shprehu mirënjohjen ministres Eriksen Søreide për mbështetjen e dhënë nga Norvegjia pas tërmetit dhe kundër COVID-19, e gjithashtu për ndihmën financiare për RYCO dhe qasjen parimore lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Mirënjohës ndaj Norvegjisë për punën e vyer, qasjen aktive e mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.” – përfundoi Cakaj, reagimin e tij në facebook, sa i përket telefonatës së zhvilluar me homologen norvegjeze.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eriksen soreide gent cakaj eriksen soreide gent cakaj

Sondazh

Poll