Politike

“I kemi çuar mesazh botës së krimit”/ Lleshaj i përgjigjet deputetit të opozitës dhe mbron OFL-në: I kemi goditur, op

16 Nëntor 2020, 09:24 Nga DOSJA
“I kemi çuar mesazh botës së krimit”/ Lleshaj i

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj pyetjeve të deputetit Korab Lita në lidhje me interpelancën për situatën kriminale në vend. Lleshaj tha se shifrat e punës së Policisë janë pozitive. Lleshaj mbrojti punën e Operacionit Forca e Ligjit, që pritet të përfundojë punën më 31 dhjetor 2020. Lleshaj tha se OFL i ka dhënë mesazh të fortë botës së krimit.

PJESË NGA FJALA E LLESHAJT: 

Unë i shoh në interpelancat si mundësi për të diskutuar për kriminalitetin në vend. Shifrat janë pozitive. Mos bëni aludime për policinë që e kemi të përbashkët. Numri i vrasjeve është ulur. Treguesi është në parametrat e BE, ndërsa vende të tjera e kanë këtë tregues më keq se Shqipëria. Puna në terren është intesifikuar për armët pa leje. Krahasuar me një vit më parë, nuk dua të shkoj më thellë dhe të matem me vitin 2013. Përsa i përket sigurisë rrugore ka zhvillime pozitive edhe në këtë fushë. 2020 është viti i sigurisë rrugore. Krimi i organizuar është me intesitet të lartë për të ngushtuar hapësirat e veprimit. Task Forca dhe Forca e Ligjit janë dy gjëra të ndryshme. Edhe KE e vë në dukje këtë rezultat në raportin e tij. OFL ka vijuar punën duke e çuar situatën në një numër të panjohur më parë. I kemi çuar mesazh të fortë botës së krimit. Gjykata, prokuroria dhe Policia do të finalizojnë një operacion të suksesshëm duke i dhënë goditje krimit. Lufta kundër kanabisit ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit. Nuk ka shoqëri private, Illyrian Guard është pronë e shtetit. Objektet shtetërore i ishin dhënë policisë private, duke paguar shteti 6 herë më shumë parë, prandaj Illyrian Guard u krijua për të ulur kostot e këtij shërbimi. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seanca plenare 16 nentor 2020 sander lleshaj seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll