Politike

“Rruga e Arbërit”/ PD-ja pas Ramës: Shikoni pamjet pa 3D

16 Nëntor 2020, 09:14 Nga DOSJA
“Rruga e Arbërit”/ PD-ja pas Ramës: Shikoni pamjet pa 3D

TIRANË– Partia Demokratike u është përgjigjur pamjeve të publikuara nga kryeministri Edi Rama për Rrugën e Arbrit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dhurata Çupi ka publikuara një video, teksa shkruan se këto janë pamjet e vërteta të rrugë, dhe ajo ato 3D që nxjerr kryeministri.

“Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D. Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës. Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qyyetarëve!”- shkruan Çupi.

Më herët, Rama nxorri një video në Facebook, teksa shkruante se mënë fund, ëndrra do të bëhet realitet për shumë qytetarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi edi rama dhurata cupi edi rama

Sondazh

Poll