Politike

Interpelanca/ Lita pyet Lleshajn: Ia vlejti jeta e Ibrahim Bashës kur Shqipëria u kthye në Lazarat? OFL e kthyet në mjet pre

16 Nëntor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Interpelanca/ Lita pyet Lleshajn: Ia vlejti jeta e Ibrahim Bashës kur

TIRANE- Deputeti Korab Lita ka parashtruar interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me kriminalitetin në vend.

Korab Lita: Pas ardhjes së PS, u organizua operacioni i madh kundër Lazaratit. Lufta u fitua nga policia, dhe përfundoi edhe me një dëshmor, Ibrahim Bashën që dha jetën në luftë kundër lëndëve narkotike. Jam krenar që jam nga zona ku ishte banor ose qytetar, oficeri. Por nga ana tjetër duke parë gjendjen më pas, unë nganjëherë ia mendoj ” a ia vlejti jeta e oficerit duke parë se Shqipëria u shndërrua në një Lazarat të tërë?” Z.Ministër, cili është rezultati i luftës ndaj kanabisit? Si është situata me vrasjet dhe vjedhjet? Cili është rezultati i OFL? A po katandisen këto operacione në mjete presione për grupet kriminale që ti mbani për zgjedhje? Cfarë mund të na thuash për Illyrian Guard?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korab lita seanca plenare 16 nentor 2020 korab lita seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll