Politike

Ndalimi i Kastriot Islamit, Berisha: Maska është thjesht preteksti i këtij akti të shëmtuar

15 Nëntor 2020, 10:35 Nga DOSJA
Ndalimi i Kastriot Islamit, Berisha: Maska është thjesht preteksti i

TIRANË-Ish kreministri Sali Berisha ka reaguar për ndalimin që iu bë mbrëmjen e djeshme ish-deputetit Kastriot Islamit. Sipas Berishës ndalimi i tij ishte një akt i shëmtuar dhe kriminal e se maska ishte thjesht një justifikim.

Më tej Berisha thotë se i dënon ashpër aktin e turpshëm që iu është bërë Islamit nga Rama të cilin e quan ‘Evin Hajduti’.

Postimi i plotë:

Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, nje akt i shemtuar dhe kriminal. Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdheroi narkobandite me uniforme te ndalojne dhe shoqerojne forcerisht ne narkokomisariat personalitetin e njohur te politikes se vendit, opozitarin e vendosur te rregjimit te kakistokracise te Edvin Kristaq Kolekes, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bente joging pa maske tek Parku Kombetar i Liqenit Artificial te Tiranes. Ndalimi i zotit Islami me urdher te Xhahilit te Surrelit eshte nje akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska eshte thjeshte preteksti i ketij akti te shemtuar. Duke i shprehur solidaritetin tim te plote zotit Kastriot Islami, denoj me ashpersine me te madhe aktin e turpshem prej birboje te vertet te Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomen politike se shume shpejt do te marre pergjigjen e merituar personale per veprimin e tij kriminal.

Kastriot Islami u kap teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha shoqerohet ne polici kastriot islami sali berisha shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 09:15

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i...