Politike

“Akt banditesk, shtetëror”, Kastriot Islami reagon sërish pas shoqërimit në polici: Kjo që ndodhi më dha shumë forcë

15 Nëntor 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Akt banditesk, shtetëror”, Kastriot Islami reagon sërish

TIRANË– Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar sërish në lidhje me shoqërimin në polici një ditë më parë, teksa u kap pa paske duke ecur në zonën e liqenit artificial në Tiranë.

Ai e konsideron shoqërimin si të porositur dhe të urdhëruar. Islami thotë se është më i angazhuar dhe me i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes.

Ngjarja që ndodhi i ka dhënë më shumë forcë dhe energji ish deputetit për të luftuar kundër së keqes.

Reagimi i plotë:

Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar! Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kunder meje se une as trembem dhe as stepem madje motivohem me shume! ****Jam plotësisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga çfarë shkruan miku im me poshte qe me siguri nuk eshte ne dijeni te plote te te gjithe ngjarjes se turpshme dhe barbare…! Kete qe shkruan me poshte miku im e vërtetova dje katerciperisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… ! Po vendos ne faqen tim komentet e mikut tim, njeriut te arsimuar ne perendim, dhe qe ka sherbyer me dinjitet te larte, atdhedashuri e profesionalizem ne poste kyce te shtetit: “Cfare paturpesie dhe gjysmë-banditizmi…! Ndalimi, Izolimi dhe perdorimi i forces ne Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Surbona së Parisit dhe figurës politike dhe publike nder me te njohura ne Shqiperi – pa shkak, pa shkas e preteks qofte edhe formal, por, puro per provokim dhe intimidim te shenjestruar politik…! Cfare turpi…!!! Edhe shteterore – jo vetem policore…!!!” Kaq… me shume do te shkruaj ne vijim… P.S: Jam me i angazhuar dhe me i vendosur se me pare per te vazhduar betejen kunder se keqes… Kjo qe ka ndodhur jo vetem nuk me step apo ligeshton por me ka dhene me shume force e energji per te bere betejen me te keqen e madhe qe ka kapur per fyti vendin dhe shqiptaret! KAQ per kete rradhe!

Kastriot Islami u kap teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 09:15

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i...