Politike

15 Nëntor 2020, 09:15 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thekson se Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Duke shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të tij të shumtë, Veliaj nënvizon se Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.

Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë”, shkruan Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 20:22

Lirohet nga komisariati Kastriot Islami

TIRANË– Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar.Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit n...