Politike

Qytetarët batuta me kreun e qeverisë: Shoku Rama, Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi. Kryeministri: Ai

14 Nëntor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Qytetarët batuta me kreun e qeverisë: Shoku Rama, Vlora të do

TIRANË– Kryemninistri i Shqipërisë gjatë inspektimeve në qytetin e Vlorës, ka shkëmbyer disa batuta me qyetarët ku dhe ka thumbuar Kryetarin e Opozitës Lulzim Basha.

Gjatë bisedës një qytetar i thotë kreut të qeverisë që njerëzit në Vlorë e duan shumë sakaq i kanë thënë që mos të ja vërë veshin fjalëve të Bashës, ku këtë të fundit vlonjati e ka quajtur matuf. Ndërkohë si gjithmonë nuk kanë munguar ironit dhe thumbimet e Ramës, i cili i është përgjigjur qytetarit duke i thënë se kryeatri i PD-së nuk di not.

Qytetarja: Edi Rama është ky?

Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?

Qytetarja: Bëj të fala

Rama: Patjetër

Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor

Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.

Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.

Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë.

Kryeministri Edi Rama vijoi paraditen e të shtunës inspektimet në dy kantieret e reja të ndërtimit që janë hapur në qytetin e Vlorës, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti. Ramës i është vënë “pritë” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 11:18

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka ngritur alarmin. Në një deklaratë për ish-Deputetja e Pasrtisë Demokratike Albana Vokshi është është shprehur ...