Basha takim me personat me aftësi të kufizuar: Shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që kaloni
TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të personave mnë aftësi të kufizuara. Basha në fjalën e tij tha se është i vetëdijshëm me problemet që hasin personat me aftësi të kufizuara duke shtuar se me disa shoqata kanë avancuar edhe në platformën e propozimeve dhe ofertës në mënyrë që të zgjidhen problemet.
Kryetari i PD-së shprehet se aktualisht problemi kryesor për moszgjidhjen e problemeve është pandemia por sipas tij njerëzit me aftësi të kufizuara janë hasur edhe më parë me shqetësime të mëdha. Po ashtu para tyre ai ka prezantuar edhe planin e rimëkëmbjes ekonomike që synon të zbatojë nëse vjen në pushtet.
“Prej kohësh kemi qenë në dialog me njëri-tjetrin. Jam në dijeni të problemeve tuaja, jemi në dijeni të problemeve tuaja. Me disa prej shoqatave kemi avancuar edhe në platformën e propozimeve dhe ofertës për dhënien e zgjidhjes së problemeve në rrugën e mbarë. Jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që keni kaluar që keni kaluar në këto vitet e fundit, sikundër dhe për disa probleme që janë të mbartura edhe më përpara. Madje kemi diskutuar disa herë për këto hapur në një frymë shumë transparente, të sinqertë, të çiltër, reflektuese dhe miqësore. Natyrisht problemi kryesor sot është pandemia dhe nuk mund ta nis këtë takim pa shpreh në radhë të parë kënaqësinë që jeni mirë me shëndet. Dhe së dyti, pa ju kërkuar edhe ju, edhe familjeve tuaja të marrin të gjitha masat e nevojshme që kjo gjendje e vështirë e cila bëhet dyfish më e vështirë për shkak të mungesës të një plani adekuat masash nga ana e qeverisë, të na gjej me një kujdes maksimal dhe me një vëmendje maksimale. Edhe në këto kushte, edhe në praninë tuaj, gjëja e parë dhe kryesore që unë ndjej si detyrën time si lider i opozitës, është të kërkoj zbatimin e propozimeve që i kemi vënë qeverisë përpara që më shumë se 6 javë. Që janë propozime të ardhura nga ekspertët, të bazuara në përvojën më të mirë botërore. Në veçanti rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, forcimin e kapaciteteve spitalore, që do të thotë edhe hapjen e spitaleve rajonale, mos të përplasen të gjithë në Tiranë. Ndërkohë që po ndodh e gjithë kjo katastrofë shëndetësore dhe ekonomike. Ndërkohë që pasi e ka rrënuar ekonominë, qeveria dhe kryeministri, me indiferencën dhe mos marrjen e masave ndaj pandemisë bëhet bashkëpërgjegjës edhe për jetët e humbura, edhe për rritjen e numrit të infektimeve, kemi dhe një front tjetër i cili nuk është zhdukur, është fronti i të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje shëndetësore apo sociale. Tani vijmë tek kategoritë që ju përfaqësoni, situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare. Dhe një shoqëri në gjendje të tillë ka nevojë për ndihmë akute, por shtresat më vulnerabël do të jenë të parat që do të marrin këtë ndihmë. Dhe këtu dua ta përfundoj këtë fjalë nisje duke ju falenderuar dhe njëherë që më keni mirëpritur në selinë tuaj për të dëgjuar drejtpërdrejt nga ju se si ju ka afektuar kjo situatë gjatë vitit të pandemisë, gjatë këtij viti. Çfarë masash duhen marrë urgjent për t’ju ndihmuar në ato aspekte që janë rënduar për shkak të pandemisë dhe sigurisht pastaj të flasim edhe për projektin tonë të pas 25 prillit që është projekti i një marrëdhënie të çiltër dialogu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të praktikave bashkëkohore Europiane sa i përket të gjithëve grupeve të interesit që ju përfaqësoni.”- tha Basha.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“E mbylle karrierën me turp”, ish-deputeti i PD i përvishet Besart Kadisë: Rama do të të hedhë në rrugë si limon i s
TIRANË– Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, ka kritikuar vendimin e Besart Kadiajt për tu bërë zëvndësministër në qever...
“Bisedë për sfidat e peshëngritjes”, Meta kafe mëngjesi me kampionin e Europës, Briken Çalja
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e ditës së sotme ka zgjedhur që ta pi kafen me kampionin e Europës në Peshëngritje, Briken Çal...
Rama viziton Vlorën, pritet me revoltë nga qytetarët për shembjen e banesave. Kryeministri inspekton rugën e Lumit të Vlor
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku edhe i është vënë “pritë” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre. Num...
Kryeministri i Shqipërisë u jep premtimin sarandiotëve, Edi Rama poston VIDEON e projektit: Verën e ardhshme ju pret një sh
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka premtuar sarandiotëve se verën e ardhshme do të kenë një shëtitore “perlë”, për të bërë xhiro buzë detit....
‘Së bashku kundër COVID-19’/ Meta shpërndan MESAZHIN për pandeminë, thirrje qeverisë: Testime e rimbursime
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një mesazh lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë. Me anë të një statusi në Facebook, Meta...
Debati për UÇK-në, PS vuri në hetim Bashën, Majko: Retorikë, jemi përpara zgjedhjeve
TIRANË– Ish-kryeministri Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu e cilëso...
A do e sigurojë Rama mandatin e tretë me ty? Kadia tregon bisedën me kryeministrin: Kam pasur dilemma…më tha ‘të kuptoj
TIRANË– Zëvendës ministri i sapoemëruar i Financave Besart Kadia ka rrëfyer bisedën me kryeministrin Edi Rama, në momentin që i është ofruar posti. I...
Turqia furnizon Serbinë me dronë vrasës, Majko: Do ta mbajmë shënim
TIRANË- Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, poir nw datw 6 tetor nw media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës S...
“Meritoja një SMS”/ Kadia tregon si e mori vesh që u shkarkua nga PD-ja: Po shikoja TV, para një muaji më kërkuan të k
TIRANË- Zëvendës ministri i financave Besart Kadia që u bë protagonist ditët e fundit me emërimin e tij, ka treguar se si e mori vesh lajmin e shkarkimit n...