Politike

Takimi me Avdylajt, Dako: Kishin kënaqësi të darkonin me kryetarin (VIDEO)

1 Shkurt 2019, 07:03 Nga DOSJA
Takimi me Avdylajt, Dako: Kishin kënaqësi të darkonin me

Pas publikimit të përgjimeve të reja kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka folur në lidhje me çështjen “Avdylaj”.

Në emisionin “Open” në Top Channel Dako u shpreh ka qenë i ftuar në një drekë me 12-13 persona, por nuk e mbante mend që Altin Avdylajn të ketë qenë i pranishëm.

 “Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini Avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në drekë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me grupe të ndryshme interesi, me njerëz në nevojë, me komunitete të ndryshme, gra, të rinj, pleq që kanë dëshirë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me kryetari, në dreka e darka. Për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë, me iftaret.”, tha Dako.

E pyetur nga gazetarja se cila ishte nevoja e Avdylajve,  Dako nuk ngurroi të shprehej:  “Kënaqësia për të ngrënë dreka e darka me kryetarin dhe ne për të qëndruar pranë çdo qytetari, pranojmë ftesa për dreka e darka me çdo njeri që e kërkon një gjë të tillë.”

DEKLARATA NË EMISION:

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike avdulajt ceshtja dreka open vangjush dako avdulajt ceshtja dreka open vangjush dako

Sondazh

Poll