Politike

Thaçi e ftoi në debat, Berisha: Më përpara bisedoj me Vuçiçin, sesa me ty

1 Shkurt 2019, 06:24 Nga DOSJA
Thaçi e ftoi në debat, Berisha: Më përpara bisedoj me

Sali Berisha ish-kryeministri i vendit i është përgjigjur presidentit të Kosovës, pas ftesës që ky i fundit i bërë për të pasur një debat publik së bashku për çështjen e kufinjve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës i kërkoi ballafaqim televiziv Berishës, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javët e  fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por në lidhje me këtë ftesë Berisha ka deklaruar se refuzon një debat me Thaçin. Për “Gazeta Ekspress” ai është shprehur se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin sesa me Thaçin.  Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar “patron” të Thaçit.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka deklaruar Berisha.

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike debati hashim thaci kosove kufinjte sali berisha vucic debati hashim thaci kosove kufinjte sali berisha vucic

Sondazh

Poll