Aktualitet

Ndërron jetë Sali Brari, bilbili i këngës popullore, TKOBAP: Shtegtoi dhe një tjetër…lamtumirë

13 Nëntor 2020, 19:09 Nga DOSJA
Ndërron jetë Sali Brari, bilbili i këngës popullore, TKOBAP:

TIRANË– Sali Brari, një nga bilbilat e këngës popullore është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 85-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije, vetë Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në faqen e tyre në facebook, TKOBAP shkruan se shtegtoi edhe një bilbil, që ka lënë pas një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara e këngë popullore të krijuara. TKOBAP  i ka dhënë lamtumirën Brarit, dhe u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij. 

Statusi i plotë

Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari. Shtegtoi edhe një bilbil…. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari. Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos. Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”. Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari. I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete sali brari sali brari nderron jete sali brari sali brari

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 19:00

TIRANË– Ndryshon ligji! Tashmë në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e ligjit për armët të vitit 2014. Këtë herë janë ...

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 17:24

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Depute...