Aktualitet

13 Nëntor 2020, 19:00 Nga DOSJA

TIRANË– Ndryshon ligji! Tashmë në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e ligjit për armët të vitit 2014. Këtë herë janë bërë disa ndryshime në këtë ligj, duke e cuar moshën minimale për mbajtjen e armëve në 25 vjeç. Ata që janë mbi 70 vjeç, nën 25 vjeç dhe persona të cilëve u është caktuar nga gjykata ndodnjë masë sigurie, nuk mund të pajisen më me armë pa leje.

Në ligjin në fuqi ishte kriter ndalues vetëm për personat që ishin dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa tashmë, edhe ata që janë dënuar me vendim të formës jo të prerë, nuk mund të pajisen me armë.

Një tjetër grup peronash që nuk mund të pajisen me armë, janë ata që janë evidentuar nga policia për ushtrim dhune në familje, për kundërshtim me ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit apo nëpunësve publik, për çështje të hakmarrjes si dhe për sjellje që cenojnë rendin dhe sigurinë në komunitet.

Edhe personat me aftësi të kufizuar, apo grupi i qytetarëve që janë evidentuar si përdorues droge, nuk mund të pajisen me armë.

Ndryshimt në këtë ligj, pritet që të miratohen në Kuvend, duke hequr nenin 29 në guqi. Tashmë nuk do të ketë më leje për të mbajtur armë të ftohta. Edhe llojet e armëve që mund të merren me leje, janë pakësuar. Nga të gjitha llojet e armëve, përjashtohen ato që mbajnë vetëm punonjësit e shtetit.

SHIKO PROJEKTLIGJIN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arme leje ligji per armet me leje arme leje ligji per armet me leje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 17:24

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Depute...