Politike

Basha për raportin e Dick Marty: I rremë! Duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të njollosur luftën e lavdish

13 Nëntor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Basha për raportin e Dick Marty: I rremë! Duhet t’i japim fund

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon sërish me deklarata e tij në lidhje me raportin e Dick Marty për të cilin është akuzuar nga mazhoranca.

Në një postim në Twitter Basha shkruan se i duhet thënë fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.

Ai e ka shoqëruar postimin me një pjesë nga deklarata që ai dha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Real Story’.

‘Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës. #LiriaKaEmer. Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. #LiriaKaEmer‘- shkruan Basha.

Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. #LiriaKaEmer pic.twitter.com/rOWXIQ0PRj

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 13, 2020

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll