Aktualitet

Gara për BKH/ 55 kandidatë i nënshtrohen sot intervistimit me gojë, pritet një konkurrim i dytë për të plotësuar vendet

13 Nëntor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Gara për BKH/ 55 kandidatë i nënshtrohen sot intervistimit me

TIRANË- Ka nisur faza e intervistimit me gojë të një pjese të kandidatëve që duan të jenë një nga 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja” shqiptare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë 55 kandidatë që presin sot të kalojnë në fazën e intervistimit me gojë pas kualifikimit në ese.

Me kalimin edhe të kësaj faze, kandidatët pritet t’i nënshtrohen fazave të ardhshme që janë: testi i poligrafit (të vërtetës) dhe vettingu i kandidatëve. 

Numri i kandidatëve është 60, ndërkohë që i kandidatëve, vetëm 55. Ky numër pritet të ulet me skualifikimin në fazat që kanë ngelur, duke i hapur rrugën kështu një gare të re që do të plotësonte strukturën. 

60 hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë që të kryejnë hetime penale nën varësinë e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore. Ata punojnë bashkë me prokurorin për të kryer hetime për krimin dhe korrupsionin. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara per bkh gara per bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 10:19

GJIROKASTER- Familjarët e Klea Muxhaj, 20-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, hedhin akuza të rënda në drejtim të stafit mjekësor. Ku...