Aktualitet

13 Nëntor 2020, 10:19 Nga DOSJA

GJIROKASTER- Familjarët e Klea Muxhaj, 20-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, hedhin akuza të rënda në drejtim të stafit mjekësor. Kunati i vajzës thotë se infermierët e maternitetit tregojnë të gjithë nga një version të ndryshëm duke i konfuzuar.

Në disa reagime për “Panorama”, familjarët janë shprehur: 

Kunati: Doktori tha gjendja deri tani është në rregull. Gjatë natës kemi ikur infermierja thotë ka pasur bllokim në frymëmarrje. Lajmëruam doktorin dhe tha nuk ia hodhi dot, e futi prapë në sallë operimi për herë të dytë. Por nuk shpëtoi. Që është neglizhencë doktori është, se nuk mund të ndodhte kjo cudi kështu e ne kanë lajmëruar në 4 e 30 na thanë rëndë ndërsa ajo kishte mbaruar më shpejt. Infermierët nuk mbajnë të njëjtin qëndrim, njëri thotë nuk e di si na iku,. Janë tre infermierë që të marrë të thotë një përgjegjësi. Nuk e di cfarë duan të mbulojnë ata e dinë, kanë harruar ndonjë gjilpërë pas operimit, a nuk e di, është kulmi, një neglizhencë e paparë e mjekëve. Infermierët mbase i ka zënë gjumi, mbase kanë qenë në Facebook për ndonjë chat-im.

Vjehrri i viktimës: Vajza ka qenë shtatzënë, doktori mbrëmë më ka thënë që duhet të bëhet operim, i thashë dakort, e bën? Po. Pas një ore doli më tha është mirë.

Vjehrra e viktimës: Më foli nusja, më tha o ma jam mirë, i thashë të keqen mami nesër do të vijë mami me djalë në duar dhe bebin e kemi mirë. E vajti djali im, kunati i vajzës, i tha o Klea ca bën. Në orën 3 më thanë që është përkeqësuar. Në 4 e 30 na thanë që është përkeqësuar. Erdha me vrap dhe doli doktori na tha iku nëpër duar. Si iku vajza i thashë? Kur vajza doli mirë nga operimi si të më ikë kështu? Nusja ime në mars mbushte 20 vjece.  Të më vejë drejtësia në fund se e kisha mirë.

Vajza vdiq shtatzënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa për fat të mirë foshnja është në gjendje të mirë për jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra

Sondazh

Poll