Aktualitet

Panë Policinë në posto-bllok dhe iu fut frika! Ndjekje si nëpër filma në Shkodër, pasagjerët braktisin mjetin me kanabis

13 Nëntor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Panë Policinë në posto-bllok dhe iu fut frika! Ndjekje si

SHKODËR- Policia Kufitare ka prangosur dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur me 1.5 kg kanabos. Efektivët e Policisë kanë qënë duke patrulluar në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, ku edhe kanë pikasur makinën tip “Ford”, drejtuesi i të cilit në momentin që ka parë patrullat ka shtuar shpejtësinë e mjetit. Duke marrë shkas nga veprimet e dyshimta, Policia është vënë në ndjekje të mjetit, i cili u braktis nga drejtuesi me iniciale E.D., Ky i fundit u largua bashkë me pasagjerët në një zonë të pyllëzuar duke mundur t’i largohet Policisë. Por dy bashkëpunëtorët e tij; E. I. 26 vjeç dhe 19-vjeçar me iniciale D. Zh., janë prangosur. Ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidrovori”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 1.5 kg kanabis.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin “Hidrovori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. I. 26 vjeç, banues në Shemri, Kukës dhe D. Zh. 19 vjeç banues në Kalimash, Kukës,

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. D. 23 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimeve të shtuara është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.

Menjëherë, punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit.

Shtetasi E. D. braktisi mjetin dhe bashkë me dy pasagjerët tentoi të largohej në zonën e pyllëzuar në teren malor.

Shërbimet e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e dy pasagjerëve, shtetasit E. I. dhe D. Zh, ndërsa drejtuesi i mjetit mundi të largohej. Shtetasi E. D. u shpall në kërkim dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistet për Hetimin e Narkotikeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I. dhe D. Zh., si dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni hidrovori policia e shtetit shkoder operacioni hidrovori policia e shtetit shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 10:19

GJIROKASTER- Familjarët e Klea Muxhaj, 20-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, hedhin akuza të rënda në drejtim të stafit mjekësor. Ku...