Politike

“Serbia e humbi luftën”/ Mediat e Beogradit “shënjestrojnë” kryeministrin pas deklaratave pro Kosovë

13 Nëntor 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Serbia e humbi luftën”/ Mediat e Beogradit

BEOGRAD– Deklarata e kryeministrit Edi Rama lidhur me një konflikt të mundshëm Kosovë-Serbi ka shkaktuar reagime në qendër të shtetit serb. Kryeministri Rama deklaroi dje nga “Open” se nuk ia kishte idenë se për lloj lufte po fliste presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme.

Media serbe, “Alo” ka publikuar shkrimin ku pasqyrohën deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare, duke e cilësuar Ramën si “prokuror të Kosovës”.

“Për cilën luftë po flet? Çfarë lufte po provokon Vuçiç? Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur terren, por nuk ka asnjë shans për një gjë të tillë, ato deklarata janë të pavlefshme. E thashë publikisht. Kosova është përparësia ime e parë në marrëdhëniet e jashtme,“-tha Rama.

Vuçiç tha dje se zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt si ai mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Menjëherë pas deklaratës së tij kanë raguar Ministrja e Punëve të Jashme Meliza Haradinaj Stublla, ka quajtur Vuçiç “këlyshin e Rusisë”, pasi sipas saj ai po tenton të  zhduk paqen në Ballkan por nuk kanë munguar as reagimet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Avdullah Hoti.(Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic kercenon kosoven edi rama kosove serbi aleksander vucic kercenon kosoven edi rama kosove serbi

Sondazh

Poll