Politike

Pandemia në ‘kalë beteje’/ ‘Rama duhet të largohet’, Rama i vë fjalët në gojën e Bashës: Duan vdekjen time. Krye

13 Nëntor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Pandemia në ‘kalë beteje’/ ‘Rama duhet të

TIRANË– Replikat në lidhje me pandeminë COVID në Shqipëri nuk ka fund mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme ishte Basha ai që nisi furishëm akuzat ndaj qeverisë se e kanë humbur kontrollin ndaj pandemisë në vend, akuza këto të shoqëruara nga një video e kryeministrit duke përgënjeshtruar se spitalet janë tej mbushur, apo se njerëzit po lihen rrugëve. ‘Ai duhet të largohet’ ishte thirrja e kryedemokratit nga rrjetet e tij sociale. 

Pak minuta më pas ishte Rama ai i cili ripostoi në Twitter videon që kreu i PD-së, Lulzim Basha postoi, duke pretenduar se kundërshtarët e tij politikë “ëndërronin” largimin e tij nga jeta, duke këmbëngulur se retorika e tij nuk është politike por një e vërtetë. Por numri një i PD-së duket se nuk ia ka lënë mangët duke u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen për të larguar nga pushteti kreun e qeverisë. 

Edi Rama dhe Lulzim Basha prej ditësh vijojnë përplasjet në Tëitter dhe Facebook për pandeminë në vend. Basha në çdo dalje publike kërkon që qeveria të vejë në zbatim planin me 5 pika, i cili sipas PD do e nxirrte Shqipërinë nga kriza. Nga ana tjetër Rama ka vijuar të publikojë pamjet nga brenda spitaleve, ‘Ekskluzivet’ siç ai i quan, në mënyrë që ti vërtetojë opozitës se kanë kapacitete mjaftueshëm për të tjerë të infektuar.

(a.b.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll