Politike

Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi, Cakaj: Aplikimi për pasaportë ose kartë ID do të merret për 3-5 ditë. Bashkimi fa

13 Nëntor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi, Cakaj: Aplikimi

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar ditwn e sotme një interpelancë me grupin e interesit të komunitetit shqiptar në Greqi. Gjatë fjalës së tij Cakaj ka thënë se është shtuar informimi për shqiptarët që jetojnë atje, duke pretenduar se gjatë periudhës së pandemisë, ambasada shqiptare në Athinë ka punuar me afate të zgjatura për të shmangur radhët.

“Janë lehtësuar procedurat për aplikim për mjet identifikimi. Kem shtuar informimin nëpërmjet platformës ambasada ime. Në ambasada punohet jo 8 me 4. Por nisej puna në 8 dhe vazhdonte deri në orët e vona të darkës,”– tha Cakaj.

Lajmi i mirë që u tha ditën e sotme për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi ishte se aplikim për pasaportë ose kartë ID do të merret për 3-5 ditë maksimumi si dhe dhënia e vizave për bashkimin familjar do të nisë si çështje pas komunikimit me palën greke.

Bashkimi familjar nga pezullimi i vizave, ka shkaktuar pakënaqësi e frustrim, e mirëkuptojmë këtë situatë por jemi duke jetuar në rrethana të jashtëzakonshm, ku një numër shërbimesh ofrohet në varësi të rekomandimeve shëndetësore, ne s’mund të ndryshojmë masat për vendimet që ka marrë Greqia për këtë cështje por sqarojmë se s’janë masa ekskluzivisht për Greqi në se një numër i vendeve të BE aplikon të njëjtat masa dhe s’janë masa vetëm për shqiptarët. Po komunikojmë për të nisur sa më parë me lëshimin e vizave që mundësojnë bashkimin familjar”- u shpreh Cakaj.

Në fund u tha se do të hapet një përfaqësim konsulle në Kretë e cila do të merret me shqetësimet që kanë shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë e të cilët e  kanë problem kohën dhe shpenzimet që u shkakton vajtja deri në Athinë për të marrë shërbim konsullor.

(a.b/k.m)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj interpelance me shqiptaret ne greqi 13 nentor 2020 gent cakaj interpelance me shqiptaret ne greqi 13 nentor 2020

Sondazh

Poll