Politike

‘Këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen!’, Rama i riposton videon Bashës: E neveritshme. Çfarë politike e

13 Nëntor 2020, 08:58 Nga DOSJA
‘Këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë,

TIRANË–Kryeministri Edi Rama ka ripostuar në Twitter videon që kreu i PD-së, Lulzim Basha postoi në rrjetin social ‘Facebook’ pak minuta më parë.

Rama shkruan se videoja është e neveritshme e se kjo që po bëhet nga ana e tyre është politikë e mjerë. Kreu i Ps akuzon opozitën duke thënë se ata ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë dhe vdekjen e sa më shumë shqiptarëve.

Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!‘- shkruan Rama në Twitter.

Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf

— Edi Rama (@ediramaal) November 13, 2020

Edi Rama dhe Lulzim Basha prej ditësh vijojnë përplasjet në Twitter dhe Facebook për pandeminë në vend. Basha në çdo dalje publike kërkon që qeveria të vejë në zbatim planin me 5 pika, i cili sipas PD do e nxirrte Shqipërinë nga kriza e shëndetësisë ku është futur. Nga ana tjetër Rama ka vijuar të publikojë pamjet nga brenda spitaleve, ‘Ekskluzivet’ siç ai i quan, në mënyrë që ti vërtetojë opozitës se kanë kapacitete mjaftueshëm për të tjerë të infektuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirus në shqipëri lulzim basha edi rama koronavirus në shqipëri lulzim basha

Sondazh

Poll