Politike

Rama hedh poshtë ‘trion europiane’: Nuk ka shtyrje të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, por mun

12 Nëntor 2020, 23:02 Nga DOSJA
Rama hedh poshtë ‘trion europiane’: Nuk ka shtyrje të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar deklaratën e ‘trios europiane’ për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. I ftuar në “Open”, Rama tha se nuk ka asnjë lajm të keq, nuk është shtyrë asgjë, por që mund të ndodhë.

“Asnjë lajm i keq, nuk është e konfrimuar që është shtyrë konferenca, e kam thënë që kjo varet nga dinamikat ne shtetet e tjera. Konferenca është në process, ne kemi nisur nga puna. Hollanda s’është e disponueshme tani, sepse ka zgjedhje,”- tha Rama.

Pasditen e sotme, në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, Ana Paula Zacarias e Gašper Dovžan u bë me dije se procedurat do të vijojnë në muajin mars të vitit që vjen, nën kujdesin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që në gjysmën e parë të vitit do ta ketë Portugalia dhe gjysmën e dytë, Sllovenia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll