Politike

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Berisha: Biden një ndër politikanët më pro shqiptar në botë

12 Nëntor 2020, 23:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Berisha: Biden një ndër

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, teksa ka folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA është shprehur presidenti i zgjedhur Joe Biden është një ndër politikanët më pro shqiptarë në botë.

‘Nuk di të ketë ndonjë politikan në botë, që të mbështesë Kosovën dhe shqiptarët, sesa presidenti i zgjedhur Xho Biden. Ju dhatë një fjalim historik këtu, por janë dhjetëra deklarata të tij për Kosovën dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Duhet pranuar se me presidencën Obama, SHBA kanë bërë një zhvendosje të vëmendjes së tyre, drejt Pacifikut, mbasi rrugët kryesore të tregtisë janë sot atje. Kam ndjekur konferencën e Mynihut për Sigurinë ne vitin 2012. SHBA ja bëri të qartë Europës qëndrimet e saj. Ballkani është një rajon m’, e interesa strategjike për SHBA. Në vitet 1992-93 në administratën e SHBA është bërë një debat nëse Ballkani ka apo jo interes strategjik dhe përgjigja ka qenë se, ka interes për SHBA. Nëse e vë re, SHBA si udhëheqëse të NATO-s, kanë ndihmuar me vendosmëri që Ballkani të integrohet. Shqipëri i detyrohet Xhorxh W. Bush dhe më pas Obamës, anëtarësimin në NATO. Kështu ndodhi me Kroacinë, dhe më pas me presidentin Trump me Malin e Zi dhe Maqedonisë” -u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike joe biden sali berisha zgjedhjet presidenciale ne shab joe biden sali berisha zgjedhjet presidenciale ne shab

Sondazh

Poll