Aktualitet

Komplikacione pas lindjes, ndërron jetë 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Prindërit: E morën në qafë mjekët,

13 Nëntor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Komplikacione pas lindjes, ndërron jetë 20-vjeçarja në

GJIROKASTËR– Një 20-vjeçare nga fshati Zhulat i Gjirokastrës ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në maternitetin e qytetit. Mësohet se e reja ka shkuar në spital për të sjellë në jetë fëmijën e saj, por pas operacionit ka hasur në komplikacione duke ndërruar jetë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat të Gjirokastrës. 

Prindërit e saj kanë fajësuar mjekët e spitalit për neglizhencë, duke pretenduar se e bija e tyre nuk kishte probleme shëndetësore. Sipas tyre, e reja kishte bërë gjithë kontrollet e nevojshme, ndërsa mjekët i jepnin version tjetër për vdekjen nga infermierët e spitalit. Ata premtuan se do të denoncojnë bluzat e bardha që u morën me mjekimin e vajzës së tyre për të zbardhur të vërtetën, pasi pretendojnë për neglizhencë. Sipas mjekëve të maternitetit, foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës gjë që i ka shkaktuar asaj probleme dhe dhimbje, mirëpo ende nuk ka një shkak për humbjen e jetës së saj.

Gjithashtu mjekët pretendojnë se e reja pas ndërhyrjes operatore, ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Por nuk kanë bërë me dije se për çfarë komplikacionesh bëhet fjalë. 

Megjithatë, trupi i pajetë i të resë i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes. Ndërkohë foshnja që 20-vjeçarja solli në jetë është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht komplikacioneve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra gjirokaster klea muxhaj nderron jete e reja nga gjirokastra

Sondazh

Poll