Aktualitet

Me Covid-19/ Imzot George Frendo dërgohet në Itali për mjekim të specializuar

13 Nëntor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Me Covid-19/ Imzot George Frendo dërgohet në Itali për mjekim

TIRANË– Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.

Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Lajmin se Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me Covid-19 u dha ditën e djeshme përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH. Ata bënë të ditur se ai ka qënë për disa ditë nën monitorimin mjekësor ndërsa ditën e djeshme u shtrua në spital pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid

Sondazh

Poll