Politike

Besart Kadia u emërua zv.ministër i Financave/ Basha komenton largimin e tij: Keqardhje! Investoi me ideologjinë e djathtë,

12 Nëntor 2020, 22:16 Nga DOSJA
Besart Kadia u emërua zv.ministër i Financave/ Basha komenton largimin

TIRANË- Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë. I ftuar në ‘Real Story”,Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndien vetëm keqardhje. Ndër të tjera Basha dhe se ishte një vendim i tij të largohej nga PD-ja duke shtuar se se ka një parim në këto çështje statutore.

“Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tij. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje. Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente”, tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia lulzim basha besart kadia lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 21:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët. I ftuar në “Open”, Ramës iu kërkuar që të ...