Politike

12 Nëntor 2020, 21:28 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët. I ftuar në “Open”, Ramës iu kërkuar që të komentojë ankesat e qytetarëve për shopenzimet marramendëse në spitale, dhe kryeministri i cilësoi ato aktrime.

Rama tha se në këto takime ka shumë gjëra që thuhen sepse ashtu u është thënë të thuhen, sepse nuk ka shanse që të harxhosh 2 apo 3 milionë në medikamente, nëse ndjek kurën nga mjeku shtetëror.

“Shpenzohet për ilaçe që kushtojnë edhe dëmtojnë. Ajo zonja thoshte bombolë oksigjeni. Po pse çfarë është oksigjeni që ti e merr dhe e fut në shtëpi si gjella në tavolinë. Nuk merret oksigjeni pa rekomandimin e mjekur dhe pa praninë e mjekut. Por marrin edhe ilaçe që shkaktojnë dëm. Këto tregime me Opozitën janë edhe tregime. Shikojini njëherë shifrat si i thonë, njëra 2 milion tjetra 3 milion. Mua më ka rezultuar se mes këtyre takimeve ka aktirme. Unë nuk kam nevojë që të bëj aktirme në takime, edhe nëse ndonjëri lavdëron qeverinë e bën me batutë. Privati do të shesë, të bëjë biznes,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll