“Nuk jam pronar i asnjë vile”, Basha: Jam zhvendosur në ambiente me qira, për shkak të tërmetit
12 Nëntor 2020, 21:49Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se nuk është pronar i asnjë vile të vetme. I ftuar në “Real Story”, Basha shtoi se më parë ka jetuar në një apartament po për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, ai është zhvendosur në një shtëpi me qira.
Ai thotë se akuzat që i janë bërë në lidhje me pasurinë e tij janë pjesë e një strategjie përbaltje dhe sipas tij janë sulme të ulëta politike në prag të fushatës.
“Është e vërtetë që kam jetuar në një apartament, që është me sipërfaqe më të madhe sesa godina ku jemi zhvendosur me qira. Motivi kryesor është tërmeti dhe një motiv tjetër nuk dua ta bëj publik. Në këtë ambient që kam marrë me qira, marrëdhënia ime është mes familjes sime dhe një familje tiranase normale, që e jepte atë pronë me qira. Akuzat janë pjesë e një strategjie përbaltje. Janë gënjeshtra të pastra dhe do kallëzoj penalisht shpifësi i është shmangur gjyqit. Në 7 vjet, ky kryeministër ka pasur në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit për të parë pasurinë e familjes sime, por pasuria ime është vënë në mënyrë të drejtë. Nuk jam pronari asnjë vile të vetme. Gjithçka është sulm i pastër në fushatë elektorale. Dihet shumë mirë se ku jeton kryeministri Edi Rama, por kjo do të duket sikur unë po i kundërvihem”, tha Basha.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë deklaratat e tij kontroverse në lidhje me mbajtjen e maskave anti-Covid apo jo.I ftuar në “Open”, R...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë së Shqipëria do të përballet me krizë financiare. I ftuar në “Open...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se pandemia e koronavirusit në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. I ftuar në ‘Real Story’, ...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka e ka quajtur një kryeministër të nankatosur nga trutë kryeministrin Edi Rama, pas komenteve që ky i fundit për mjekun A...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është shprehur se ka që 6 muaj q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama përsëriti planin e tij, që një ditë më parë tha se po mendon që të rimbursojë medikamentet bazë për Covid-19. I ftuar n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ua ka vënë fajin mediave dhe gazetarëve për mënyrën e përjetimit të Covis-19 tek disa pacientë. Rama tha se në momentin...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se të gjitha akuzat për për kreun e opozitës, Lulzim Basha për dosjet e UÇK-së janë shpifje.I ...