Politike

“Për kandidatët në PD vendimmarrjen e ka Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”/ Basha: Nuk ka dalë asnjë parti nga ne, por n

12 Nëntor 2020, 22:08 Nga DOSJA
“Për kandidatët në PD vendimmarrjen e ka Kryesia dhe

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar krijimin e partive të djatha dhe të majta, ku është ndalur edhe te partia e Jozefina Topalli . I ftuar në “Real Story’, kryetari i opozitës është shprehur se asnjë nga partitë e reja që po krijohen tashmë në prag të zgjedhjeve nuk ka dalë nga PD-ja, por sipas tij ato janë krijuar nga Rama.

Ndërkohë, Basha ka folur edhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD, ku ka theksuar se është një proces që do të fillojë dhe do të mbarojë me vlera, por pavarësisht kësaj sipas tij vendimmarrjen e ka Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

“E rëndësishme është që të gjithë po vlerësojnë si një proces vlerash. është lajm i mirë për demokracinë shqiptare. është premtimi im. Bëmë ndryshimet statutore, me ndihmën e partnerëve tanë planifikuam si do bëhej. Merita i takon demokratëve shqiptarë që u investuan edhe në propozime, edhe në votime. është bërë dhe punë. Vendimmarrja merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Që është një proces vlerash është edhe nga kundërshtarët. Siç ka nisur do mbarojë, dhe do jetë një shkallare që do demonstrojë para qytetarëve një qasje të re në politikë në administrim dhe llogaridhënie. Qëndrimet e mia janë të qartë, s’ka parti të dala nga PD, janë të dala nga paniku i Ramës. më 25 prill largohet e keqja, s’mund të nisë ndryshimi pa u larguar e keqja.”- tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 21:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët. I ftuar në “Open”, Ramës iu kërkuar që të ...