Politike

“Pandemia i ka dalë jashtë kontrollit Ramës”, Basha: Njerëzit dergjen nëpër ambulanca, numri i testimeve duhet rritur

12 Nëntor 2020, 21:25 Nga DOSJA
“Pandemia i ka dalë jashtë kontrollit Ramës”, Basha:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se pandemia e koronavirusit në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. I ftuar në ‘Real Story’, kryetari i opozitës është shprehur se që prej fillimit të mergjencës shëndetësore duhet të bëheshin më shumë testime, pasi njerëzit tani po vuajnë në ambulanca duke qenë se numri i infeksioneve është shtuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

“Kam thënë se duheshin bërë 2 500 teste në ditë. Sot nuk mjaftojnë as 2500 testime, por duhen 5 mijë teste. Në rast se nuk shkon në 5 mijë numri i testeve, më shumë do të kemi infektime dhe spitalet më shumë do shkojnë drejt kolapsit. Njerëzit dergjen nëpër ambulanca. Spitalet rajonale nuk janë në vend. Pandemia i ka dalë jashtë kontrollit Edi Ramës. Nuk janë numra ata, janë njerëz e nuk janë shifra. Vdiq tjetri në trotuar se nuk kishte ku të shkonte. Profesorë thonë se njerëzit presin jashtë ose që dikush të ikë nga spitali pas shërimit ose qoftë larg qoftë të vdesë dikush”, tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll