Politike

“Hashim Thaçi është tradhëtar”/ Sali Berisha tregon arsyen se përse e quan ish-presidentin e Kosovës kështu: Punuan h

12 Nëntor 2020, 22:00 Nga DOSJA
“Hashim Thaçi është tradhëtar”/ Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Çim Peka LIVE’ është shprehur se pse edhe sot e quan Hashim Thaçin tradhëtar të Kosovës edhe pse është në Hagë.

Sipas tij, Thaçi bashkë me kryesorin Edi Rama dhe Baton Stanishiçi kërkonin të ndanin Kosovën. Sipas Berishës, këta shkuan në Berlin për të marrë votën e Gjermanisë, por atje dështuan plotësisht, ku sipas ish-kryeministrit një ndihmë të madhe në dështim ka dhënë edhe Haradinaj.

‘Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Stanishiçi dhe shegertë të vegjël, punuan haptash e fshetas për të ç’bërë territorin e Kosovës dhe vendimin e gjykatës për pavarësinë e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit, kushtetutën e Kosovës dhe sovranitetin e saj. Këto përveç argatëve të Beogradit dhe atyre që kanë shitur shpirtin e tyre, nuk ka njeri në botë që nuk i di. Është zhvilluar një betejë e madhe publike, mes meje dhe argatëve të Beogradit për këtë çështje. Ata shkuan në Berlin me shpresë se do të merrnin viston për projektin e tyre të Kosovës dhe u ndanë me turpin më të madh të atij kryeqytetit. Krahas zonjës Merkel, aty një rol shumë të madh luajti edhe ish-kryeministri Haradinaj. Me qëndrimin e tij, ai u bë një pikë mbështetëse për kancelaren dhe qeverinë gjermane. Çështja kishte një lidhje edhe me Xhon Bolton. Ata që mendojnë se histori është veç e shkuara, gabojnë, dëshmojë padije. Histori është edhe e sotmja. Atë kapitull e shkruajti Edi Rama, kryesori, bashkë me Hashim Thaçin dhe Baton Stanishiçin, më i rëndësishëm se Thaçi në këtë problem’, tha ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Marrë nga:Syri.net

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci sali berisha hashim thaci sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 21:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët. I ftuar në “Open”, Ramës iu kërkuar që të ...