Politike

“Të hash në një vakt ushqimin e një jave”/ Rama: Ju kisha lajmëruar që në fillim të pandemisë, thoja, kjo gjë do z

12 Nëntor 2020, 21:40 Nga DOSJA
“Të hash në një vakt ushqimin e një jave”/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë së Shqipëria do të përballet me krizë financiare. I ftuar në “Open”, i pyetur për kostot që kanë çdo familje në Shqipëri që është prekur nga Covid-19, Rama tha se e ka lajëmruar që në fillim të pandemisë, se kjo gjë nuk mbaron me aq.

Kryeministri shtoi se është njësoj sikur një familje të hajë një vakt ushqimin e një jave, më pas do të ngelet pa gjë.

“Ju kisha thënë e ju kisha stërthënë. Dua të kthehem pas e të kujtoj se çfarë thojë në fillim të pandemisë, që kjo gjë nuk mbaron këtu. Është njësoj sikur një familje të hajë në një vakt ushqimin e të gjithë javës, ngelesh pa gjë pastaj. Kështu është edhe kjo gjë,”- tha Rama.

Në fakt, në fillim të pandemisë Rama shprehej se njerëzit mirë do të ishte të kursenin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 21:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët. I ftuar në “Open”, Ramës iu kërkuar që të ...