Politike

Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Basha: Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje,të njëjtën gjë thotë dhe OBSH, të bëhen sa më shu

12 Nëntor 2020, 21:19 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Basha: Kam 6 muaj që ofroj

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është shprehur se ka që 6 muaj që ofron një zgjidhje për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse . I ftuar në “Real Story”, kryetari i opozitës thotë se numri i ulët i testimeve ka sjellë përhapjen e infeksioneve. Basha shton se testimi nuk shëron Covid-19, por sipas tij është një mundësi për të kufizuar numrin e infeksiove si dhe për gjurmimin e të infektuarve.

Sipas Bashës 10% e rasteve me COVID-19, një javë pas infektimit do të kenë nevojë për trajtim spitalor. Po ashtu ai siguron se po ta kishte dëgjuar Rama që në fillim, do të kishte rritur testimet.

“Do të doja të flisnim si do e nxirrnim vendin nga kriza ekonomike e pandemisë. Më fal, po këto 6 muaj çfarë kam bërë unë? Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, nëse do më dëgjonte do kishte rritur testimet. është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati.
Testimet tona janë më të ulëtat në Europë. Më të ulëtat në Europë. Shqipëria 1 test për 20 banorë. Faktet janë fakte. Numri i ulët ka sjellë dhe përhapjen e infeksionit. Nëse je infektuar dhe s’ke mundësi të bësh tamponin shpejt, dhe të marrësh rezultatin shpejt, e bën tamponin 5,6,7 dite pas rekomandimit dhe rezultati pas 1 javë. Ke takuar me dhjetëra të tjerë, e ke përhapur, janë bërë burim infektimi për dhjetëra të tjerë. E dini fare mirë, që numri i raportuar i infeksioneve dhe fataliteteve është shumë më i madh. Prej ditës së parë të pandemisë kam kërkuar testime, testime, testime. Keni thënë është bërë i lodhshëm kryetari i opozitës. Ja ku doli OBSH edhe tha testoni. Nëse ti nuk testohesh, kthehesh në burim infektimi për të tjerët. Sa më shumë të takosh, aq më shumë do infektosh. Rriten infektimet. Testimi nuk shëron, por jep mundësinë për të gjurmuar dhe izoluar kontaktin. Të kufizosh dhe më pas e ke më të lehtë të kontrollosh numrin e njerëzve që kanë nevojë për kurim në spital. Afërsisht 10% prej tyre mund të kenë nevojë pas 1 jave të infektuar, pra nga 500, 50 do të duan trajtim në spital.”– tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll