Politike

A do ketë mbyllje të dytë? Rama: Nuk e dua këtë gjë, por duhet të përgatitemi për gjithçka

12 Nëntor 2020, 21:02 Nga DOSJA
A do ketë mbyllje të dytë? Rama: Nuk e dua këtë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se po bëhet gjithçka që në Shqipëri të mos ketë një mbyllje të dytë. I ftuar në “Open”, Rama tha se koronavirusi nuk është një grip i zakonshëm, por nuk dëshiron të besojë se do të ketë një mbyllje të përgjithshme.

Në rastin e covid, mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu. Shefja e epidiomologjisë, Silvia Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë. Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve. Jemi në një situatë që nuk është as më alarmante por as e lehtë. Është një situatë nën kontroll. Nuk është një grip i zakonshëm dhe e dyta, numrat mund të rriten me shpejtësi në atë masë që bllokojnë sistemin pasi nuk kemi kapacitete spitalore. Nuk dua të besoj tek një mbyllje tjetër të përgjithshme. Këtu ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër jo vetëm ekonomik por edhe psikologjik të shoqërive. Nëse mbajmë maskat dhe distancat, gjithsecili bëjmë sa duhet. Ne jemi të përgatitur siç kemi qenë edhe në fillim. Këtu kam tre libra që janë plani i veprimit për Shqipërinë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 20:08

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janu...