Politike

Hetimi parlamentar i kërkuar nga PS-së/ Basha: Kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit

12 Nëntor 2020, 20:58 Nga DOSJA
Hetimi parlamentar i kërkuar nga PS-së/ Basha: Kurrë nuk

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një loje që bëhet nga Beogradi sa i takon çështjes që lidhet me propozimin e maxhorancës, e cila ka kërkuar hetim parlamentar për raportin e Dick Marty.  I ftuar në në emisionin ‘Real Story’ Basha tha se ai nuk mund të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi.

“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i Intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit. T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit. Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!I vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ sot është kryeministri i Shqipërisë dhe ministria e Jashtme ruse. Këto akuza ranë. Spati asnjë dëshmi. Minimumi që duhet të kishte bërë kryeministri i vendit, ishte që të plotësonte disa kushte. Tradhtia ndaj Kosovës e Edi Ramës qëndron në pazarin me Vuçiç për ndarjen e Kosovës. I drejtohem Ramës; Meqe Je për disa javë kryetar i OSBE. Pse nuk kërkove një mision fakt mbledhës për shqiptarët e Medvegjes, apo dhe për të zhdukurit në Kosovë. Rezoluta kërkonte që të dilte e vërteta e Dikc Marty. Raporti ishte fals. Edhe avokati i Thaçit tha; ku i keni akuzat. Ska asnjë fakt, asnjë provë.“- tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 20:08

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janu...