Politike

“Grupi hetimor po krijohet nga një grup trafikantësh”/ Berisha pas akuzave të Ramës: Në vitin 2012 votuam marrëveshjen

12 Nëntor 2020, 20:56 Nga DOSJA
“Grupi hetimor po krijohet nga një grup trafikantësh”/

TIRANË-Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur se grupi hetimor shqiptarët që kanë punuar për UNMIK, po krijohet nga një gur trafikantësh.

I ftuar në ‘Çim Peka Live”, Berisha thotë se në vitin 2012 parlamenti i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me EULEX për hetimet mbi raportin e Dick Marty, ku shton se socialistët e kanë unanimisht rezolutën që doli nga Këshilli i Europës, në lidhje me raportin, ku kërkohej të hetoheshin shqiptarë dhe kosovarë.

“Kuptoj që do ngrihet një komision hetimor i kryesor nga Taulant BegoYaris, i përbërë nga Edmond Bego, i përbërë nga Qosja i drogës, i përbërë nga klani Hoxha i drogës së Librazhit. Do ngrihet një komision hetimor nga një grup trafikantësh. Nuk ia vlen të merresh me një qesharak si puna e këtij. Ajo që mund të them unë është se atë që ka votuar delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës, e ka votuar për rrjedhojë parlamenti i Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me EULEX për hetimet mbi raportin e Dick Marty. Rezoluta është votuar edhe nga socialistët me unanimitet. Shqipëria nuk kishte asnjë mundësi të bllokonte këtë rezolutë në KE. E gjithë udhëheqja politike e Kosovës ishte për hetimin e raportit të Dick Marty. Këta janë në një tragjikomedi në gjendjen e tyre dhe menduan se me këtë rast, mundet që të zbardhin faqen e zezë të argatit të Beogradit, ditën që udhëheqja politike e Kosovës ulej me hekura në sallën e gjyqit në Hagë, firmoste marrëveshje me zëdhënësin e Millosheviçit.- është shprehu Berisha. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 20:08

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janu...