Aktualitet

Arrestimi i katër të dyshuarve për grabitjen në Rinas, “çelësi” i hetimeve servisi i Klement Calës?

21 Prill 2019, 18:44 Nga DOSJA
Arrestimi i katër të dyshuarve për grabitjen në Rinas,

TIRANË- Hetimet për grabitjen në Rinas kanë marrë një kthesë të madhe pas identifikimit të servisit, në periferi të Elbasanit, që bëri modifikimin e furgonit. Bëhet me dije se nga aty ka nisur e gjithë rrjedha e hetimeve të tjera, ku dhe janë zbuluar disa bashkëpunëorë që janë të arrestuar tashmë.

Sipas informacioenve mësohet se dy nga 4 të arrestuarit janë modifikuesit e furgonit. Por servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij.

Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Cala është shpallur në kërkim disa ditë më parë dhe mendohet se ai të jetë një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje.  

Zbulimi i servisit mendohet të jetë dhe çelësi i të gjithë hetiemve, pasi sot aty është bërë një kontroll i imtësishëm, dhe mund të jenë zbuluar prova. Poashtu dhe marrja në pyetje e punojësve mund të ketë hedhur dritë mbi hetimet, të cilat duket se po shkojnë drejt fundit për zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i autoreve grabitja ne rinas klement cala servisi ne elbasan arrestimi i autoreve grabitja ne rinas klement cala servisi ne elbasan

Sondazh

Poll