Aktualitet

I arrestuar dy herë nga Policia, kush është i riu që mbeti i plagosur në Tiranë (EMRI)

21 Prill 2019, 16:46 Nga DOSJA
I arrestuar dy herë nga Policia, kush është i riu që mbeti i

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku në fshatin Mëzez janë dëgjuar të shtëna me armë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes mësohet një person ka mbetur i plagosur, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Më tej burimet për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar dhe Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur një 26-vjeçar, i identifikuar si Elson Murataj, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

“Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, bën me dije Policia.

Kush është i plagosuri?

I riu që ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Mëzez, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj. Ai nuk është i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2012 pasi akuzohej se kishte plagosur me armë zjarri shtetasin A. Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.

Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental. Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elson murataj plagoset ne kembe plagosje ne tirane policia e tiranes te shtena ne mezez elson murataj plagoset ne kembe plagosje ne tirane policia e tiranes te shtena ne mezez

Sondazh

Poll