Aktualitet

Sulmi me mbi 200 të vdekur në Sri Lanka, KMSH: Dënojmë aktin, terrori prodhon vetëm kaos

21 Prill 2019, 16:32 Nga DOSJA
Sulmi me mbi 200 të vdekur në Sri Lanka, KMSH: Dënojmë

TIRANË- Bilanci i të vdekurve në Sri Lanka ësthë rritur ndjeshëm dhe mediat e huaja flasin për më shumë se 200 të vdekur. Për këtë tregjedi të rëndë të ndodhur në Ditën e Pashkës, ka reaguar dhe kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Në një reagim të tij, Bujar Spahiu shprehet se kjo është një ngjarje tronditëse. Sipas Spahiut, kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale.

REAGIMI I KREUT TË KMSH

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dënojmë ashpër sulmin terrorist të ndodhur në tri kisha dhe disa hotele në Sri Lanka, ku autoritetet raportojnë mbi 200 të vdekur dhe 400 të lënduar.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj kishave, hoteleve dhe besimtarëve katolik, të cilët po kremtonin Pashkët, duke shprehur bindjen se terrori nuk ka fe e atdhe dhe me ligësinë e tij ai godet pabesisht. Në këto momente dhimbjeje dhe trishtimi shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe për të gjithë vëllezërit tanë të krishterë.

Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale. Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh edhe një herë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit të Sri Lankës, si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve. Ne bashkohemi me dhimbjen e tyre dhe i lutemi Zotit që ngjarje të tilla të mospërsëriten si dhe të gjithë terroristët dhe mbështetësit e tyre të marrin dënimin e merituar.

Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme me eksploziv kanë ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme në Sri Lanka në 3 hotele dhe 3 kisha, ku më shumë se 200 persona mbetën të vrarë. (Lexo këtu) Mediat ndërkombëtare deri tani raportojne se sulmet ishin terroriste

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu përgjaken pashket sulmi ne sri lanka sulmi terrorist bujar spahiu përgjaken pashket sulmi ne sri lanka sulmi terrorist

Sondazh

Poll