Aktualitet

Burri i Donika Prelës kontrollon lejet e ndërtimit në Tiranë, posti kyç që i kanë besuar Rama dhe Veliaj

21 Prill 2019, 16:17 Nga DOSJA
Burri i Donika Prelës kontrollon lejet e ndërtimit në

TIRANË- Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila rrezikon të shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shkak të pasurisë së paligjshme, duket se ka shumë arsye se pse ka bllokuar dosjet e krimit dhe korrupsionit të ministrave dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës. Vitin që Edi Rama, përmes Erion Veliajt, mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, bashkëshorti i Donika Prelës, Vangjel Prela, ka marrë një post shumë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës.

Në vitin 2015, që përkon me marrjen e bashkisë nga PS, bashkëshorti i Donika Prelës është emëruar përgjegjës në sektorin e kontrollit të zbatimit të lejeve të ndërtimit në Tiranë. Dihet se çfarë rëndësie ekonomike kanë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe sa peshë ka ky post në Bashkinë e Tiranës. Më parë, kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, bashkëshorti i Prelës ka qenë një specialist i thjeshtë në këtë bashki.

Rastësi apo jo, por pas ngritjes në detyrë të burrit në Bashkinë e Tiranës, si përgjegjës për kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimi, në detyrë është ngjitur edhe vetë Donika Prela. Adriatik Llalla, ushtari i Sali Berishës dhe Ilir Metës, u rrëzua si kryeprokuror, iu sekuestrua një pjesë e pasurisë dhe u shpall non grata nga amerikanët. Llalla u zëvendësuar nga Arta Marku. Asgjë nuk ndryshoi në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Thjeshtë u zëvendësua një ushtar me një besnike partie. Marku u emërua me forcë nga Rama me më pak se 70 vota në Parlament, gjoja për disa javë, por po kalojnë vite. Ajo po tregohet besnike e politikës. Arta Marku, në 9 janar 2018, emëroi Donika Prelën, në krye të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Ky ndryshim nuk solli asgjë, vetëm sa u blindua më tej kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Organi i akuzës nga duart e Metës dhe Berishës kaloi në duart e Edi Ramës. Me ndryshimin e ligjeve, përgjegjësinë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta e ka Prokuroria për Krimet Rënda. Kapja e Vangjush Dakos në lidhje me bandat e drogës, çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt, afera e Gjiknurit me Bashkim Ulajn në Unazën e Madhe etj., treguan se kjo prokurori është thjeshtë një tualet i Edi Ramës. Po a mundet që Donika Prela, e ngjitur në detyrë nga pushteti dhe me burrin e emëruar nga pushteti tek lejet e ndërtimit, të luftojë ministrat dhe kryebashkiakët e korruptuar?!

Marrë nga Pamfleti

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri i donika preles donika prela edi rama erion veliaj vettingu i prokuroreve burri i donika preles donika prela edi rama erion veliaj vettingu i prokuroreve

Sondazh

Poll