Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, Policia arreston 4 persona

21 Prill 2019, 18:06 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, Policia arreston 4 persona

TIRANË- Policia dhe Prokuroria prej datës 9 prill, kur ndodhi grabitja në Rinas ka vijuar me hetimet dhe duket se është në gjurmët e autorëve.  Sipas informacioenve sot mësohet se unofrmat blu kanë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen.

Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk janë dhënë detaje për personat e arrestuar, por pritet që shumë shpejtë të kenë një komunikim zyrtar, ku do të bëhen publik dhe emrat.

Ndërkohë sot për grabitjen është shoqëruar dhe një person tjetër, i cili ishte punonjës në një servis në Elbasan, ku dyshohet se është bërë modifikimi i furgonit që u përfor për grabitjen. Mësohet se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera  nga ana e pronarit  pikërisht Klement Cala, i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij.

Cala është person i kërkuar, por ndërkohë mësohet të ketë hapur edhe një biznes fason në afërsi të uzinës 12 në njësinë administrative Bradashesh. Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj arrestohen 4 te dyshuar grabitja e milionave grabitja ne rinas admir murataj arrestohen 4 te dyshuar grabitja e milionave grabitja ne rinas

Sondazh

Poll