Aktualitet

U bllokuan në kanionet e Erzenit, shpëtojnë ‘mrekullisht’ 5 turistët, nxirret me helikopter i plagosuri

21 Prill 2019, 15:23 Nga DOSJA
U bllokuan në kanionet e Erzenit, shpëtojnë

TIRANË- Një grup prej 5 personash kishin mbetur të bllokuar sot pasdite në kanionet e Erzenit.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur poshtë shpellës së Pëllumbasit, pasi grupi ishte i apasionuar për ngjitje në mal. 

Ata gjatë ngjitjes kishin hasur në probleme  dhe njëri prej tyre ndrydhi kaviljen gjatë. I lënduari është 42 vjeçari, Gazmend Bugalli, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore. Ndërsa 4 miqtë e tij arritën të largoheshin në këmbë ndërsa për të ishte e pamundur ndërhyrja nga toka, për shkak të terrenit të vështirë.

Kanionet e Erzenit përveç bukurisë që ofrojnë, janë edhe shumë të rrezikshme për turistët, të cilët shkojnë për ngjitje.

Kujtojmë se në shpellën e Pëllumabsit humbi jetën më 19 maj Xhorxho Seferi, 20 vjeçari, i cili ra nga lartësia, teksa ecte mes shkëmbinjve në rrjedhën e lumit Erzen. Ai kishte shkuar për ngjitje bashkë me shokun e tij, Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht arriti të mbijetojë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 persona te blllokuar kanionet e erzenit plagoset gazmend bugalli 5 persona te blllokuar kanionet e erzenit plagoset gazmend bugalli

Sondazh

Poll