Aktualitet

Dibër e Madhe/ Vëzhgim mbi zgjedhjet presidenciale dhe lokale, parregullsi në listën e votuesve

21 Prill 2019, 13:58 Nga DOSJA
Dibër e Madhe/ Vëzhgim mbi zgjedhjet presidenciale dhe lokale,

DIBRA E MADHE– Në qytetin e Dibrës së Madhe përveç zgjedhjeve presidenciale sot po zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e komunës. Dalja në votime deri në orën 13:00 ka qenë 18%, raporton Almakos

Gjatë ditës në këtë komunë u raportua edhe për parregullsi në listën e votuesve, respektivisht ajo për kreun e shtetit numëron 18 625 votues për këtë komunë, ndërsa për kreun e Komunës, 23 qytetarë me të drejtë vote më pak.

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në garë sot janë tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase,(Lexo këtu )VMRO-DPMNE. Të tre kandidatën janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov. 1.8 milionë votues pritet t’u drejtohen kutive të votimit. Situata paraqitet e qetë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dibra e madhe maqedonia e veriut zgjedhje presidenciale dibra e madhe maqedonia e veriut zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll