Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale/ Zëvendës-ambasadorja amerikane: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës

21 Prill 2019, 12:45 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale/ Zëvendës-ambasadorja amerikane:

SHKUP- Zëvendës-ambasadorja amerikane në Shkup, Mihaela Shvicer-Blum uroi sot proces transparent të zgjedhjeve presidenciale dhe të drejtë vote pa pengesa.

Shvicer-Blum bëri thirrje që procesi i numërimit të bëhet në mënyrë transparente, duke shtuar se votimi është pjesë kritike për çdo demokraci i cili dëshmon sa ajo është prezente në një vend.

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në garë sot janë tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase,(Lexo këtu )VMRO-DPMNE. Të tre kandidatën janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov. 1.8 milionë votues pritet t’u drejtohen kutive të votimit. Situata paraqitet e qetë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maqedoni e veriut mihaela shvicer-blum zgjedhjet presidenciale maqedoni e veriut mihaela shvicer-blum zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll