Aktualitet

Skënder Brataj: Në Shqipëri nuk ka anti-viralë të autorizuar, e marrin në forma të ndryshme, kontrabandë ose jua sjellin

11 Nëntor 2020, 21:28 Nga DOSJA
Skënder Brataj: Në Shqipëri nuk ka anti-viralë të

TIRANË– Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare deklaroi se trajtimi i një personi të prekur me Covid-19, në gradën që ka nevojë për anti-viral, nuk bëhet në shtëpi. I ftuar në “Open”, Brataj tha se qytetari futet në sistem sapo telefonon 127-n dhe në varësi të situatës që ndodhet adresohet për mjekimet e nevojshme dhe për t’ju nënshtruar çdo analize që Duhet.

Ai shtoi se nuk ka një ilaç që të jetë vetëm për Covid-19, teksa shtoi se në Shqipëri nuk ka anti-viralë të autorizuar, por futet kontrabandë ose me miqësi.

Futja e qytetarit në sistem është në momentin që telefonon 127-n. Në banesë trajtim nuk bëhet, antiviral nuk ka asnjë të autorizuar në Shqipëri, ku e gjejnë? Ka përfitues që përfitojnë nga momenti. Ku e gjejnë këtë anti viral, antivirali që kushton është i autorizuar vetëm në Japoni për gripin. Puna është se gjejnë mënyra jashtë sistemit. Nuk ka një ilaç që thuhet ky është COVID-19. Janë grupe medikamentesh që përdoren në faza të ndryshme të sëmundjes. Nuk mund të themi që është faji yt. Faji yt është që nuk futesh në sistem. Të gjithë ne si mjekë, i kemi me kërkesa mos bëj analizat ditën e parë, sepse pas një javë të përsëritësh, të bësh dy skanera për një javë dhe dy analiza brenda javës nuk ia vlen. Njerëzit shkojnë dhe kërkojnë anti-viralë që t;ua sjellin nga jashtë shtetit,”– tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll