Aktualitet

U infektua me koronavirus, mesazhi prekës që la Janullatos para se të nisej drejt Greqisë për kurim: Edhe nëse vdesim, të

11 Nëntor 2020, 21:01 Nga DOSJA
U infektua me koronavirus, mesazhi prekës që la Janullatos para se

TIRANË -Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili është infektuar me koronavirus ka lënë një mesazh përpara se të nisej për t’u kuruar në  Greqi me avion ushtarak. Pasditen e sotme ai ka lënë mesazhin prekës duke thënë se edhe nëse vdesim apo jetojmë përsëri i përkasim Zotit. Po ashtu ai ka thënë se pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët (pandemia e koronavirusit) është dhuratë nga Përndia.

Ka qenë kisha Otodokse “Shën Theodhori” në Vlorë e cila ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e Janullatosit përpara largimit nga Shqipëria.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital” shkruhet në postimin në Facebook.

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos është infektuar me koronavirus ditën e sotme, ku dhe gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që ai të niset me urgjencë drejt vendit fqinj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janullatos koronavirusi ne shqiperi anastas janullatos koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll