Aktualitet

Infektohen me koronavirus edhe 10 mësues të tjerë, shkon në 44 numri i arsimtarëve që janë prekur me Covid-19 në Elbasan

11 Nëntor 2020, 19:25 Nga DOSJA
Infektohen me koronavirus edhe 10 mësues të tjerë, shkon në

ELBASAN- Shkon në 44 numri i mësuesve aktiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në 48 orët e fundit janë infektuar me koronvirus 10 mësues. Ndërkohë në dy ditën e fundit si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën dy arsimtarë.

Mësohet se njëri prej tyre ishte një 62 -vjeçar nga Peqini i cili jepte mësim në shkollën “Bishqem”,ndërkohë një vdiq edhe një mësuese në moshën 62 vjeçare, nga qyteti i Elbasanit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Në 24 orët e fundit, qyteti i Elbasanit ka regjistruar 24 raste. Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë hmbur jetën 590 persona dhe të tjerë janë 25,801 infektuar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll