Aktualitet

Mbyllja e dytë për shkak të pandemisë/ Kreu i Shoqatës së Bareve e Restoranteve: Masat do të na fusin në krizë, stafet

11 Nëntor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Mbyllja e dytë për shkak të pandemisë/ Kreu i Shoqatës

TIRANË- Kreu i bareve dhe restoranteve Enri Jahaj shprehet se mbyllja e dytë do të fus në krizë baret dhe restorantet.

Në një intervistë për ReportTv ai shprehet se se ‘de jure’ është një mbyllje në orën 22:00 por ‘de facto’ do të nisë që në orën 21:00, pasi sipas tij, njerëzit për t’i shpëtuar gjobës do të largohen nga baret ose restorantet që në orën 21:00 ose në 21:30, sepse stafi duhet të dalë më herët për të kapur urbanet.

Ai shprehet ndër të tjera se nisur nga kjo stafet e turnit të dytë të lokaleve dhe restoranteve nuk do të funksionojë dhe si pasojë do të duhet që të reduktohet stafi,  duke shtuar se tashmë xhiroja ka rënë në 30%.

 “De jure është ora 22:00 se defacto është orari 21:00 sepse klienti i fundit do të dalë në orën 21:30, stafi duhet të dali në atë orë që duhet të kapi mjetet e transportit publik. Që do të thotë është një varg masash që nuk janë bërë të qarta dhe ndoshta mund të jetë lënë si pikë e dyshimtë, nuk po e marrim që mund të jetë keqdashje. Por nga ana tjetër mund të themi që turni i dytë i joni del jashtë loje. Kështu që nëse do punojmë vetëm me një turn ne jemi që jemi të prekur në këtë kohë. Jemi me 30% të kapaciteteve të xhiros së munguar. Ne po mundohemi që të kemi një menaxhim sa më të mirë që të mos vritemi shumë pavarësisht se kjo situatë të vret goxha. Kjo mbyllje e dytë pas orës 22:00 do ndikojë jashtëzakonisht shumë por ne të paktën me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë do vazhdojmë të mbajmë protokollin e saj.” u shpreh Jahaj.

Sot Shqipëria nis mbylljen e dytë. Nga mbrëmja e sotme deri në datën dy shjetor, askush nuk mund të lëvize përgjatë fashës orare, 22:00-06:00. Përjashtohen të gjithë ata që kanë autorizimin e posaçëm. Masat ndëshkuese që do të merren për ata që nuk i binden karantinës, do të jenë të njëjtat me ato të lëshuara në aktin normativ të datës 25 mars.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enri jahaj mbyllja e dyte ne shqiperi enri jahaj mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll